Albin Tahiri arrin kriterin për Pekin 2022, u paraqit me sukses në FIS

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka vazhduar me suksese në kuadër të kualifikimeve për kampionatet ndërkombëtare.

Albin Tahiri sot përfundoi garën ndërkombëtare të FIS-it, në disiplinen e Sllallomit(SL) në Rogla të Sllovenisë, transmeton lajmi.net.Në këtë garë arriti 123,19 pikë të FIS-it dhe u rendit në pozitën e 40-të, rezultat ky me të cilin plotësoi kriteret Olimpike në disiplinën e Sllallomit për Pekin 2022.

Në lëshimin e parë, Tahiri arriti për 49.99 sek, ndërsa në të dytin 47.18 më kohën totale 1:37.17.Lajmin e ka bërë të ditur Federata Skitare e Kosovës e cila i ka uruar Tahirit suksese në të ardhmen.