Ballina Sport Futboll Albion Rrahmani i lënduar, rrezikon t’i humbasë ndeshjet e Kosovës

Albion Rrahmani i lënduar, rrezikon t’i humbasë ndeshjet e Kosovës

Albion Rrahmani mund të jetë mungesa e radhës e madhe e Kosovës për ndeshjet e play-offit të Botërorit.

Kosova përballet fillimisht me Sllovakinë në gjysmëfinale të play-offit, kurse në rast fitoreje do ta priste në “Fadil Vokrri” fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.

E përveç kapitenit Amir Rrahmani që dihet zyrtarisht që nuk do të jetë i gatshëm, tashmë Kosova mund të rrezikojë të mbesë edhe pa shërbimet e sulmuesit Albion Rrahmani.

“Albion Rrahmani nuk është me ne dhe nuk do të jetë i gatshëm deri në pushimin për ndeshjet me kombëtare shkaku i disa probleme shëndetësore”, ka deklaruar trajneri i Spartës.

Mbrëmë në ndeshjen e Sparta Pragës në Ligën e Konferencës ndaj AZ Alkmaar, Rrahmani nuk ishte fare në listë.