Ballina Lajmet Kosovë Albulena Haxhiu zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes

Albulena Haxhiu zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes

Vjosa Osmani e ka dorëzuar të shtunën detyrën e presidentes. Në një ceremoni zyrtare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është bërë zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes.

Posti i ushtruesit të detyrës së presidentit nga Albulena Haxhiu nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

Zgjedhja e presidentit të ri dështoi në fillim të muajit të kaluar pikërisht për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes partive.