Ambasada amerikane fton qytetarët të dalin në votime

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe ka ftuar sot qytetarët që të dalin në votime dhe t’i formësojnë prioritetet lokale.

Giacobbe në një postim në Twitter thotë se duhet votuar për të siguruar demokracinë.

“Mos e humbisni mundësinë për të formësuar prioritetet dhe vendimmarrjen në qeverisjen lokale. Dilni dhe votoni për të siguruar demokracinë për ju dhe familjen tuaj”, shkruan ai.