Ambasada e Kosovës në Gjermani jep detaje për mësimin plotësues të gjuhës shqipe

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje të reja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Berlin dhe Brandenburg.

Ambasada njëherësh iu ka bërë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në landin e Berlinit dhe të Brandenburgut, që të bëjnë lajmërimin e fëmijëve të tyre për mësimin plotësues në shkollat publike gjermane.

“Regjistrimi i fëmijëve duhet të bëhet tek mësuesit ose drejtoritë e shkollave përmes plotësimit të formularëve. Kriteri kryesor që në një shkollë të ketë mësim plotësues të gjuhës shqipe është kërkesa prej të paktën 12 nxënësve shqiptarë në një shkollë. Lusim që ta shpërndani sa më shumë, ku që çdo fëmijë shqiptarë të shfrytëzojë këtë mundësi për ta mësuar gjuhën e bukur shqipe”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ndërkohë, përmes videos ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti, dha detaje të reja se si bëhet regjistrimi i fëmijëve./teve1.info/