Ambasada e SHBA-së: Gabriel Escobar po punon në dialogun Kosovë-Serbi

Gabriel Escobar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar për detyrën e tij të re.

Në publikimin e ambasadës u theksua se Escobar është duke punuar në dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, duke siguruar kështu pranimin rajonal në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin territorial në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit situata në Bosnje ishte gjatë tërë kohës ishte në përcjellje e sipër nga SHBA dhe vendet e tjera të botës.

“Urime për Përfaqësuesin e ri Special në Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE, duke siguruar pranimin rajonal në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të BiH“, thuhet në njoftimin e tyre.