Ambasadori i Turqisë në Stokholm reagon ndaj djegies së Kuranit nën mbrojtjen e policisë

Haki Emre Yunt

Ambasadori i Turqisë në Stokholm, Haki Emre Yunt tha se ata kurrë nuk e pranuan provokimin e djegies së Kuranit nën mbrojtjen e policisë në Suedi.

Ambasadori Haki Emre Yunt tha se nuk kishte asnjë shpjegim për djegien e Kuranit nga Rasmus Paludan, lider i Partisë daneze të ekstremit të djathtë “Stram Kurs”, në mbrojtje të policisë në qytete të ndryshme suedeze gjatë pushimeve të Pashkëve.

Yunt tha se shqetësimet dhe ndjeshmëritë e saj Turqia ia ka përcjellë Ministrisë së Jashtme suedeze.

“Autoritetet deklaruan se hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar,” tha ai.

Shefi i policisë suedeze Anders Thornberg tha në një konferencë për shtyp se 14 qytetarë dhe 26 policë u plagosën dhe 20 automjete policie u dogjën në kohë gjatë demonstratave katërditore.

Thornberg tha se policia përdori armë për vetëmbrojtje dhe tre persona u plagosën në të shtënat.

Kriminologu i njohur suedez, profesor Leif G.W. Persson e quajti gjithashtu një gabim të madh për policinë që lejoi politikanin e ekstremit të djathtë Paludan të digjte Kuranin.

Rasmus Paludan, një politikan i ekstremit të djathtë me nënshtetësi daneze dhe suedeze, kishte bërë një provokim për të djegur Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara lagjeve dhe xhamive të banuara me myslimanë në kryeqytetin suedez Stokholm, qytetet Malmö, Norköpin dhe Jönköping gjatë festave të Pashkëve.

Demonstruesit që kërkuan ndalimin e Paludanit dogjën goma në rrugë dhe sulmuan policinë me gurë. /trt