Ambasadori i Turqisë shtron iftar, bën bashkë përfaqësues të qeverisë, ambasadorë e kryetarë komunash

Përfaqësues të shumtë shtetërorë janë mbledhur sonte në një iftar të përbashkët.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë Çağrı Sakar ka shtruar iftar sonte për përfaqësues të qeverisë së Kosovës, të Parlamentit të Kosovës, Ambasadorin e ShBA-ve, Philip Kosnett, Myftiun e Kosovës Naim Tërnava e shumë të tjerë personalitete që u bën bashkë sonte për të shënuar një prej netëve të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Indeksonline.

I pranishëm në këtë iftar ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i cili tha se diversiteti dhe bashkëjetesë ndërmjet besimeve fetare janë vlera më e çmuar të cilën e ka kultivuar me shekuj populli shqiptarë.

Postimi i plotë:

Diversiteti dhe bashkëjetesa ndërmjet besimeve fetare janë vlera më e çmuar të cilën e ka kultivuar me shekuj populli ynë shqiptarë.

Së bashku me përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe në prani të Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, Myftiut të Kosovës, Naim Ternava morem pjesë në Iftarin e organizuar nga Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar dhe organizata TIKA.