Ambasadori i Shqipërisë në Spanjë: Katalonja nuk është Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në Madrid, Ridi Kurtezi, ka komentuar deklaratat të cilat e lidhin Katalonjën me Kosovën.

Ai ka thënë se Katalonja nuk është Kosovë dhe se nuk mund të bëhen krahasime.

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës erdhi nga kërcënimi i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë rajonin, ndërsa në rastin e Katalonjës, ajo është një nga krahinat më të zhvilluara spanjolle. Mendoj që nuk ka fare krahasim midis këtyre dy dosjeve”, tha Kurtezi për Top Channel.