AMD Radeon RX 7800 XT është ajo çfarë tregu i kartave grafike ka pasur nevojë

Në thuajse çdo këndvështrim është një goditje e madhe.

Gjëja më e rëndësishme për kartën grafike Radeon RX 7800 XT nga AMD që doli në shitje dy ditë më parë është çmimi prej 500 dollarësh.

Në thuajse çdo këndvështrim është një goditje e madhe. Analistët bien dakord: performanca e saj është thuajse a padallueshme nga gjenerata e vjetër RX 6800 XT, një kartë grafike që ka debutuar 3 vite më parë.

Por ka një diferencë: RX 6800 XT kur doli në treg shitej për 649 dollarë. Kur llogarisim edhe inflacionin, ai çmim sot bëhet 762 dollarë. Arsyeja pse analizat e sotme të RX 7800 XT janë pozitive është AMD që konkurron me inflacionin.

Jo inflacionin ekonomik, por e kemi fjalën për një inflacion tjetër. Në Nëntor të vitit të kaluar çmimet e kartave grafike kishin kapërcyer çdo kufi. Nvidia kërkonte një çmim 71.5 përqind më të lartë për flagshipin më të fundit RTX 4090 krahasuar me modelin e kaluar RTX 4080.

AMD nga ana tjetër vendosi një çmim 38.5 përqind më të lartë RX 7900 XTX krahasuar me RX 6900 XT të vitit të kaluar.

Nvidia dhe AMD menduan se blerësit e kartave grafike janë mësuar tashmë me rritjet e çmimeve. Gjatë kulmit të pandemisë, RX 6800 XT shitej mbi 1500 dollarë, por ato ditë për fatin tonë të mirë kanë ikur dhe çmimet u rikthyen në normalitet thuajse një vit më parë.

Rezultati i kësaj luhatje ishte i qartë: kompanitë po u jepnin përdoruesve më pak sesa meritonin. Dhe këtu ka vendosur AMD të ndërhyjë me RX 7800 XT.