AMD raportohet se do të prezantojë dy karta të reja grafike RDNA 3 në Gusht

Testimet e para të performancës kanë filluar të shfaqen ku në një rast RX 7800 shënon 18197 pikë në 3DMark Time Spy ndërsa RX 7700 shënon 15465 pikë.

Nvidia ka prezantuar disa karta grafike Ada Lovelace përgjatë vitit të kaluar dhe këtë vit ku në krye të linjës qëndrojnë RTX 4090 dhe RTX 4080 përpara se të sillte variantet buxhetor RTX 4060 dhe RTX 4060 Ti.

Në kontrast AMD ka prezantuar vetëm tre karta grafike, modelin për masat RX 7600 dhe modelin e segmentit të lartë RX 7900 XT dhe 7900 XTX.

Megjithatë AMD ka planifikuar të ndryshojë këtë gjendje dhe raportohet se dy karta të reja grafike po vinë sipas kanalit në YouTube Moore’s Law Is Dead (MLID).

Sipas tij AMD do të prezantojë dy karta grafike RDNA 3 në evenimentin vjetor Gamescom në fund të muajit Gusht përpara se ti nxjerrë në shitje në Shtator. Në tërësi do të jenë deri në katër modele të ndryshme si pjesë e serie RX 7800 dhe RX 7700, të gjitha bazuar në Navi 32.

Kanali hyn më në tepër detaje duke thënë se RX 7800 do të vijë me 60 njësi përpunimi dhe 16GB memorie GDDR6 gjithashtu raportohet një TDP prej 260W, ndjeshëm ë e ulët sesa 7900 XT me 315W.

Sa i takon RX 7700, kjo kartë grafike do të vijë me 54 ose 48 njësi përpunimi së bashku me 12GB RAM GDDR6 dhe 245W TDP.

Së bashku me AMD raportohet se do të lançojë edhe RX 7900 për të mbushur hendekun mes RX 7900 XT dhe RX 7800.

Testimet e para të performancës kanë filluar të shfaqen ku në një rast RX 7800 shënon 18197 pikë në 3DMark Time Spy ndërsa RX 7700 shënon 15465 pikë.