Ballina Sport Futboll Ancelotti konfirmon se do të vazhdojë kontratën me Brazilin

Ancelotti konfirmon se do të vazhdojë kontratën me Brazilin

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, po e shijon kohën si trajner i Kombëtares së Brazilit.

Ndonëse nuk ka treguar ende sukses në garat e mëdha, ai ka pushtuar shpejt zemrat e brazilianëve.

Italiani, në një intervistë për “Movistar”-in tregoi se do të nënshkruajë kontratën e re me “Seleçaon”.

“Besoj se do ta rinovoj kontratën time me Brazilin për katër vjet”. “Është një punë e re… dhe jam vërtet i impresionuar nga kjo”, u shpreh Ancelotti.

Ancelotti, në 8 ndeshjet e tij si trajner i Brazilit ka fituar 4 herë, ka barazuar 2 herë dhe ka humbur 2 herë.