Anthropic thotë se modeli i saj Claude 3 është më i avancuar sesa GPT-4 i OpenAI

Kompania shkruante në një postim në blog se madje chatboti kishte arritur nivele thuajse njerëzore në disa procese.

Beteja mes chatbotëve AI është më shumë sesa një garë mes dy rivalësh. Anthropic, një kompani e themeluar nga ish punonjës së OpenAI, pretendon se modeli i saj i ri gjuhësor Claude 3 performon më mirë sesa ChatGPT dhe Google Gemini në disa testime.

Kompania shkruante në një postim në blog se madje chatboti kishte arritur nivele thuajse njerëzore në disa procese.

Janë tre chatbotë nën Claude 3: Haiku, Sonnet dhe Opus. Sonet fuqizon chatbotin Claude.ai dhe ofrohet falas përmes një regjistrimi me e-mail.

Ndërkaq Opus është LLM më e madhe dhe më e fuqishme e cila është e disponueshme për 20 dollarë në muaj përmes shërbimi Claude Pro. Është multi-modal, që do të thotë se funksionon me inpute me tekst dhe imazhe.

Opus tregoi një nivel arsyetimi më të lartë sesa GPT-4 duke shënuar 14.7 përqind më lart në testime. Gjithashtu fitoi mbi ChatGPT në detyra si matematikë, kodim, arsyetim dhe njohuri.

Ndërkaq Sonnet është 2 herë më i shpejtë sesa Claude 2 dhe Claude 2.1 me nivele më të larta inteligjence. Opus është po aq i shpejtë sa Claude 2 dhe Claude 2.1 por me inteligjentë shumë më të lartë.

Së fundi Haiku është versioni më i vogël i Claude 3 dhe konsiderohet si modeli më i shpejtë dhe efektiv. Është i aftë të lexojë një studim me grafika dhe diagrama në vetëm 3 sekonda.

Claude 3 Opus dhe Claude 3 Sonnet tashmë janë të disponueshëm përmes API së Anthropic ndërsa Haiku pritet të pasojë së shpejti.