Apeli i shoqërisë civile dhe mediave për politikanët: Mos e izoloni Kosovën

Një grup gazetarësh dhe pjesëtarësh të shoqërisë civile kanë reaguar duke u bërë thirrje deputetëve dhe politikanëve që po synojnë ta shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale që të mos e bëjnë këtë pasi dëmi për vendin do të ishte i madh.

Më poshtë mund të gjeni tekstin e apelit dhe të nënshkruarit.

Mos e izoloni Kosovën, mos e vëni interesin personal para atij të Republikës

Iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale e ndërmarrë sonte nga një grup deputetësh është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet Kosovës.

Një hap i tillë rrezikon thellësisht përkrahjen e aleatëve të Kosovës dhe mund t’i kthejë gjithë përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi shumë hapa prapa.

Kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta vënë interesin e qytetarëve dhe të Republikës para atij të individëve dhe të mos e votojnë me asnjë kusht këtë ndryshim.

Adriatik Kelmendi

Agon Maliqi

Lulzim Peci

Flaka Surroi

Perparim Rama

Petrit Zogaj

Rrahman Paqarizi

Besa Luzha

Dastid Pallaska

Jeton Neziraj

Krenar Gashi

Arben Ahmeti

Agon Vrenezi

Berat Buzhala

Sibel Halimi

Florian Qehaja

Agron Bajrami

Dukagjin Pupovci

Venera Hajrullahu

Luan Shllaku

Ilir Ibrahimi

Edona Tolaj Ahmetaj

Naim Rashiti

Ismet Kryeziu

Veton Mujaj

Shkelzen Maliqi

Bekim Blakaj

Alisa Maliqi

Astrit Gashi