Qytetarë të shumtë të Kosovës sot në Prishtinë kanë pushtuar ambasadën gjermane me kërkesa për t’u pajisur me vizë, raporton KTV.
Numri i tyre ka qenë aq i madh saqë policia ka qenë e detyruar të mbyll rrugën tek Ambasada dhe të mos lejojë qarkullimin e trafikut në këtë rrugë.
Ky numër i madh i aplikuesve po ndodh për shkak të shtyrjes së liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian, e i cili sipas politikanëve të Kosovës kushtëzohet me votimin e demarkacionit me Malin e Zi.