Apostolova vlerëson rolin e BIK-ut në ruajtjen e tolerancës ndërfetare në Kosovë

Shefja e Zyrës se BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar të enjten, Bashkësinë Islame të Kosovës, me ç’rast u prit nga Myftiu Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë.

Myftiu Tërnava, fillimisht i uroi mirëseardhje në Kosovë, shefes së re të BE-së, duke i dëshiruar sukses dhe mbarësi në misionin e saj diplomatik.

Po ashtu, Tërnava e njoftoi Apostolovën me historinë e BIK-ut, sfidat me të cilat ballafaqohen si komuniteti shumicë në vend si dhe me objektivat dhe synimet e këtij institucioni fetar.

Shefja e Zyrës se BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e përgëzoi myftiun Tërnava për punën e palodhshme që ky institucione e ka bërë në vitet e pasluftës, duke vlerësuar lart rolin e BIK-ut në ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës ndërfetare në Kosovë.