Apple mund të përfundojë në telashe ndërsa kërkohet rishikimi i rastit të taksave me Irlandën

Gjykata e Përgjithshme Europiane vendosi në favor të Apple në 2020-ën duke thënë se rregullatorët nuk kanë përmbushur kriteret e nevojshme ligjore që tregonin se Apple ka përfituar avantazh të padrejtë.

Një gjykatë Europiane bëri gabime ligjore kur vendosi në favor të Apple për gjobën 14 miliardë dollarëshe vendosur ndaj kompanisë nga Komisioni Europian.

Një këshilltar i një gjykate të lartë Europiane tha ditën e Enjte se çështja duhet të rishihet edhe njëherë.

Çështja u soll kundër Apple nga Komisionerja për Konkurrencën Margaret Vestager e cili goditi marrëveshjes e bëra mes vendeve anëtare të BE-së dhe kompanive shumëkombëshe si Apple.

Rregullatorët e shikonin një praktikë të tillë si ndihmë shtetërore e pandershme. Në vendimin e marrë në 2016-ën, Komisioni thoshte se Apple ka përfituar nga dy vendime të Irlandës për mëse dy dekada për të reduktuar në mënyrë artificiale taksat që paguante në nivelin 0.005%.

Gjykata e Përgjithshme Europiane vendosi në favor të Apple në 2020-ën duke thënë se rregullatorët nuk kanë përmbushur kriteret e nevojshme ligjore që tregonin se Apple ka përfituar avantazh të padrejtë.

Por këshilltari i përgjithshme Giovanni Pitruzzella i Gjykatës Europiane të Drejtësisë nuk është dakord duke thënë se gjykatësit duhet të rikthejnë çështjen tek gjykata më e ulët për gjykim nga e para.

Ai tha se Gjykata e Përgjithshme kreu një sërë gabimesh në ligj dhe gjithashtu nuk kishte “vlerësuar saktë thelbin dhe pasojat e disa gabimeve metodologjike që, sipas vendimit të Komisionit, prishën vendimet tatimore”.

GJED-ja, e cila do të vendosë në muajt e ardhshëm, ndjek rreth katër në pesë rekomandime të tilla.