Apple përditësoi MacBook Pro 14 dhe 16-inç me procesorët e rinj M3

Një ndryshim i vogël në MacBook Pro M3 është aplikuar me ekranet XDR të cilët tashmë kanë ndriçim 20 përqind më të lartë prej 600 nits.

Gjatë evenimentit të ditës së Hënë “Scary Fast,” Apple prezantoi modelet e përditësuar të MacBook Pro 14-inç dhe 16-inç të cilët vinë me procesorët e rinj M3 dhe ngjyrë Space Black.

Apple tashmë ofron modelin 14-inç me procesor M3 për 1599 dollarë ndërsa është hera e parë që bie në këtë çmim. Modeli i vjetër MacBook Pro 14-inç me M2 Pro fillonte nga 1999 dollarë.

Çmimet për MacBook Pro 14-inç rriten gradualisht në varësi të konfigurimeve të procesorëve deri në 1999 dollarë për M3 Max. Ndërkaq modeli bazë 16-inç MacBook Pro me çipin M3 Pro ka të njëjtin çmim prej 2499 dollarë si modeli i kaluar me MacBook Pro me M2 Pro.

Opsionet e reja të ngjyrave do të jenë të disponueshme për të dy variantet 14 dhe 16-inç. Pjesa tjetër e harduerit mbetet e pandryshuar përfshirë kamerat FaceTime 1080p dhe gjashtë altoparlantë.

Një ndryshim i vogël në MacBook Pro M3 është aplikuar me ekranet XDR të cilët tashmë kanë ndriçim 20 përqind më të lartë prej 600 nits.

Falë çipeve të reja, laptopët duhet të kenë ndjeshëm performancë më të lartë. Gjatë përdorimit ditor, Apple pretendon se MacBook Pro M3 14-inç është 60 përqind më i shpejtë sesa modeli 13-inç M1 duke ofruar deri në 22 orë jetëgjatësi baterie.

Me çipin M3 Pro, laptopi ofron 40 përqind më shumë performancë sesa një ekuivalent me M1 Pro. Së fundi të dy sistemet M3 Max kanë mbështetje për memorie RAM deri në 128GB.

Krahasimi më i jashtëzakonshëm është bërë me modelet e 2021 me procesorët Intel ku Apple pretendon se M3 Max është deri në 11 herë më i shpejtë.

Një përmirësim tjetër i rëndësishëm është akselerimi harduerik për ray-tracing, gjë e cila bën diferencën tek gamerat por edhe modeluesit 3D.