Apple punëson ish ekzekutivin e BMW

Pas katër muajsh Kranz u largua nga Faraday për të bashkëthemeluar Canoo, një kompani që ndërtoi makinën elektrike MPDV1.

Apple ka punësuar ish ekzekutivin e BMW Ulrich Kranz. Lajmi i dha nga Bloomberg ditën e Enjte duke thënë se ai ju bashkua Apple në javët e fundit.

Kranz ka shpenzuar 30 vite në BMW duke drejtuar kompaninë në zhvillimin e i3, makinës së parë plotësisht elektrike të BMW.

Pasi u largua nga BMW në 2017-ën, Kranz shkoi tek Faraday Future, të njëjtin vit që startupi i makinave elektrike të përfundonte në probleme serioze financiare.

Pas katër muajsh Kranz u largua nga Faraday për të bashkëthemeluar Canoo, një kompani që ndërtoi makinën elektrike MPDV1.

Në 2020-ën u përfol tek Apple ideja e blerjes së startupit. Bazuar në profilin e Kranz në Linkedin, ai është larguar nga Canoo në Prill. Afrimi i tij prej Apple është një përpjekje e qartë e Apple për të ndërtuar një makinë elektrike me sistem vetëdrejtimi. /PCWorld