Apple Watch X do të jetë ridizajnim i parë madhor pas 10 vitesh i orëve inteligjente të Apple

Në aspektin e shëndetit, Apple Watch X do të përmbajë një sensor të presionit të gjakut së bashku me një monitor të ritmit të zemrës, gjurmim të gjumit dhe matje të nivelit të oksigjenit në gjak.

Që prej debutimit në 2015-ën, një model i ri Apple Watch është bërë i disponueshëm në dyqane çdo vit, shpeshherë edhe me ndryshimi minimale.

Megjithatë ky trend mund të ndryshojë kur Apple Watch X të mbërrijë ndërsa kompania raporton se po punon në disa ndryshime substanciale për modelin e 10 vjetorit sipas Bloomberg.

Disa prej risive të orës janë rripa magnetikë që zëvendësojnë dizajnin aktual me rrëshqitje duke i hapur rrugë kështu në baterie më të madhe. Gjithashtu sipas raportit ora do të ketë një kasë më të hollë dhe një ekran microLED i cili ofron figurë më të mirë sesa ekranet aktuale OLED.

Në aspektin e shëndetit, Apple Watch X do të përmbajë një sensor të presionit të gjakut së bashku me një monitor të ritmit të zemrës, gjurmim të gjumit dhe matje të nivelit të oksigjenit në gjak.

Ora e re e përditësuar me shumë gjasa nuk do të mbërrijë në treg edhe për një vit tjetër ose dy nëse Apple dëshiron të presë plotësisht një dekadë.

Apple Watch Series 9 është rrugës drejt debutimit në Shtator duke sjellë një procesor më të shpejtë për herë të parë që prej Series 6 së bashku me ngjyra të reja. Pritet që të ruajë përmasat e Series 8 dhe të jetë një përditësim kryesisht minimalist.