Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet në Iran, veçanërisht për sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Në një deklaratë, Arabia Saudite theksoi nevojën për “qetësi”, uljen e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm. Po ashtu, bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të forcojë përpjekjet për arritjen e një “zgjidhjeje politike”. /mesazhi








