Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka dënuar ashpër sulmet ajrore izraelite ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si një shkelje të qartë të ligjeve dhe normave ndërkombëtare.
“Ndërsa mbretëria dënon këto sulme të tmerrshme, ajo thekson se bashkësia ndërkombëtare dhe Këshilli i Sigurimit mbajnë përgjegjësi të madhe për të ndalur menjëherë këtë agresion,” thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë. /mesazhi