Arabia Saudite dhe Kina diskutuan për bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë

Ministri i Energjisë së Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Salman bin Abdulaziz diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Energjisë të Kinës, Zhang Jianhua, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, thuhet se Bin Abdulaziz ka zhvilluar një takim me Jianhua dhe delegacionin e tij shoqërues në kryeqytetin Rijad.

Më tej u tha se në takim u diskutua për marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Kinës dhe mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e energjisë si dhe u vlerësua rëndësia e sigurimit së furnizimit me energji.

Theksohet se zyrtarët e Arabisë Saudite dhe të Kinës diskutuan për projekte të përbashkëta në fusha të tilla si konvertimi i naftës së papërpunuar petrokimike, përdorimet inovative të hidrokarbureve dhe përdorimi i energjisë bërthamore për qëllime paqësore, projekte në fushën e minierave, energjisë elektrike, energjisë së rinovueshme dhe hidrogjenit të pastër.

Gjithashtu është diskutuar edhe për përpjekjet e bashkëpunimit të dy vendeve në zinxhirët e furnizimit me energji ndërsa u theksua se në takim u potencuan përpjekjet e Arabisë Saudite dhe Kinës për ndryshimet klimatike.