Arabia Saudite refuzon t’u japë viza anëtarëve të delegacionit izraelit për konferencën e OKB-së

Arabia Saudite refuzon t’u japë viza hyrëse anëtarëve të delegacionit izraelit të ftuar në konferencën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për turizmin, transmeton Anadolu.

Delegacioni izraelit u ftua të merrte pjesë në konferencën e Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së në Arabinë Saudite, por autoritetet saudite refuzuan t’u jepnin viza, njofton Bloomberg.

Konferenca dy-ditore filloi të dielën në Al-Ula, në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Arabia Saudite dhe Izraeli nuk kanë lidhje zyrtare diplomatike. /aa

 

AlUla Old Town District (PRNewsfoto/Royal Commission for AlUla)