Argjentina kampion në Copa America, Messi merr trofeun e parë me kombëtare

Argjentina e ka mposhtur Brazilin me rezultat 1-0 në finalen e Copa America të zhvilluar në stadiumin “Maracana”.

Dy kombëtaret më të njohura të Amerikës Jugore, në finale të Copa America, zhvilluan një lojë shumë fizike dhe me shumë ndërprerje, ku nuk munguan as ndërhyrjet brutale.

Brazili në fillim të ndeshjes rrezikuan me dyshen Neymar-Richarlison, por asnjëri nuk arritën të shënojnë.

Në minutën e 22-të, një aksion shumë i bukur i Argjentinës, ku De Paul jep një pasim nga 40 metra, duke e vënë Angel di Marian përballë me portierin, i cili me mjeshtri e parabolloi duke shënuar për 1-0.

Pas tij provoi edhe Le Messi, por goditja e tij shkoi jashtë.

Braziliani në fundin e kësaj pjese provoi t’ barazojë shifrat, por nuk ia arriti.

Rilacharlison provoi i pari në pjesën e parë, por edhe pse kishte kohë nuk shënoi.

Dhjetë minutat e fundit ishin dramë e vërtetë, me të dy skuadrat që kishin raste të mira.

Gabriel Barbosa u ndal dy herë nga Emiliano Martinez në minutat 83 dhe 88.

Messi i vetëm me portier humbi një rast të qind për qind në minutën e 89-të.

Në kohën shtesë edhe De Paul kishte rast të mirë, por u ndal nga Ederson.

Fishkëllima e trefishtë e gjyqtarit, iu dha gëzim të madh lojtarëve të Argjentinës, veçanërisht Messit që është trofeu i parë me kombëtaren.