Argjentina mposht me lehtësi Venezuelën, vazhdon sigurt drejt kualifikimit në Kupën e Botës

Kanë vazhduar kualifikimet për Kupën e Botës në Amerikën e Jugut.

Kombëtarja e Argjentinës ka arritur ta mposht Venezuelën me rezultat 1-3, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që kishin posedimin e topit dhe disa raste të mira shënimi.

Golin e epërsisë e realizoi Lautaro Martinez krejt në fund të pjesës së parë në min 45+2’ për 0-1.

Edhe pjesa e dytë vazhdoi njëjtë me Argjentinën që nuk ndaloi sulmet dhe dyfishoi epërsinë përmes Joaquin Correas në min e 71’ ndërsa vetëm tre minuta më vonë shënoi edhe Angel Correa në min e 74’ për 0-3.

Krejt çfarë arriti të bëjë Venezuela deri në fund ishte goli i nderit i realizuar nga Yeferson Soteldo në min 90+4’ për rezultatin përfundimtarë 1-3.

Me këtë fitore tani Argjentina vazhdon sigurt drejt kualifikimit në ‘Katar 2022’ pasi ka 15 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjeve, ndërsa Venezuela ka vetëm katër pikë.