Armenia dëshiron të zgjasë mandatin e forcave paqeruajtëse ruse në Karabak

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan deklaroi se është i gatshëm të zgjasë deri në 20 vite afatin e mandatit të forcave paqeruajtëse ruse në Karabak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Pashinyan lidhur me procesin në Karabak tha: “Dëshirojmë që forcat paqeruajtëse ruse të vazhdojnë misionin e tyre. Jam i gatshëm të nënshkruaj në Soçi një dokument që zgjat 10, 15 ose 20 vjet afatin e detyrës së forcave paqeruajtëse”.

Duke i rekomanduar presidentit Putin që të mendojë një iniciativë të tillë, Pashinyan tha: “Unë mund ta bëj propozimin, por Rusia duhet ta mbështesë këtë”.

Forcat paqeruajtëse ruse u dërguan në nëntor 2020 për të ndaluar konfliktet dhe për të kontrolluar zbatimin e marrëveshjes për sigurimin e armëpushimit në Karabak.