Armenia i kthen Azerbajxhanit 4 fshatra që mbante nën pushtim

Armenia ia ktheu Azerbajxhanit 4 fshatra në rajonin Qazakh të cilat i mbante të pushtuara, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Zyra e bashkëkryetarit të Komisionit për Përcaktimin e Kufijve Azerbajxhan-Armeni dhe zëvendëskryeministrit të Azerbajxhanit, Shahin Mustafayev thuhet se vija e kufirit prej 12.7 kilometrash u përcaktua si rezultat i punës së ekspertëve nga të dy vendet.

Me përcaktimin e vijës, Azerbajxhanit i janë kthyer fshatrat Baganis Ayrım, Eskipara e Poshtme, Heyrimli dhe Kızılhacılı të provincës Qazakh thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se rojet kufitare të Azerbajxhanit kanë marrë nën kontroll fshatrat e përmendura.