Arrestohen 28 persona në protestën pro-palestineze të studentëve në Athinë

Palestinians and pro-Palestinian demonstrators run to avoid tear gas during clashes with riot police as they were protesting outside the Egyptian embassy, amid the ongoing conflict between Israel and the Palestinian Islamist group Hamas, in Athens, Greece, May 7, 2024. REUTERS/Alkis Konstantinidis

Njëzet e tetë persona, nëntë prej të cilëve të huaj, janë arrestuar këtë të martë kur policia po dëbonte studentët që pushtuan Fakultetin e Drejtësisë në Athinë “në shenjë solidariteti me Palestinën”, njoftoi policia.

Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e prishjes së rendit publik, dëmtimit dhe mosbindjes.

Të huajt e arrestuar, një spanjolle, tre franceze, dy gjermane, dy italiane dhe një britanike nuk kanë asnjë lidhje me Fakultetin e Drejtësisë në Athinë, tha policia.

Gjithashtu, policia konfiskoi helmeta, shtylla dhe pankarta.

Muajt ​​e fundit, në Athinë janë mbajtur demonstrata të shumta pro-palestineze, kryesisht me ftesë të grupeve të majta, për shkak të vazhdimit të luftës në Rripin e Gazës, por ato nuk u pasuan nga trazira të mëdha. Përveç lëvizjes pro-palestineze në universitetet amerikane, studentët pushtuan dhe bllokuan edhe ambiente në universitete në disa qytete të Evropës, në Paris, Berlin, Këln, Zvicër dhe disa nga ato tubime u shpërndanë nga policia. /abcnews