Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 33 persona në territorin e Kosovës për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë kosovarët kanë gjetur arsyeje të ndryshme për të dal pas orës 17:00 të mërkurën.
Më së shumti të arrestuar për këtë vepër penale janë nga rajoni i Prishtinës, e më së paku në Gjakovë.
Prishtina 15 raste,Gjilani 8 raste, Peja 7 raste, Gjakova 3 raste të gjitha në Malishevë.