Arrestohen drejtuesit e Kolegjit “Mehmet Akif”

Kolegji “Mehmet Akif” nëpërmjet një emaili dërguar mediave njofton se sot në mëngjes është arrestuar drejtori i institucioneve “Gulistan” Mustafa Erdem dhe zëvendesi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.

Sipas njoftimit nga Kolegji ende nuk dihet vendndodhja e tyre.

Zëdhënësi i Policisë konfirmon për operacionin që ende është duke u zhvilluar dhe për detaje mediat do të njoftohen me kohë.