Arrestohen dy meshkuj në Prizren, kërcënonin dy femra

Në lagjën ‘Kurrilla’, të Prizrenit, pas një pune operativo hetimore njësitë policore dje kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se në mënyra të ndryshme kishin shantazhuar dhe kanosur dy viktimat femra duke ju kërkuar atyre të holla si dhe stoli ari.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.