Arrestohet në Jarinje zv.drejtori i PK-së, Dejan Jankoviq, dërgohet në Rashkë

Është arrestuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga autoritetet serbe në Jarinje dhe është dërguar në Rashkë, raporton teve1.info

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Tëvë1 brenda Policisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Fcaebook edhe këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit, Jeton Zulfaj.

Ai ka deklaruar se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim” – ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.