Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet për bashkëjetese jashtëmartesore më një vajzë nën moshën 16 vjeç.

Sipas Policisë së Kosovës ai është arrestuar të martën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.