Arrestohet një serb, dyshohet për pjesëmarrje në protestat e dhunshme të majit në Zveçan

Sllobodan Miletiq nga Zveçani është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Tëvë1 mëson se i njëjti dyshohet për pjesëmarrje në protestat e dhunshme që kanë ndodhur më 29 maj në Zveçan.

Ai u arrestua në pikë kalimin kufitar në Jarinje të Leposaviqit.

Miletiq do të jetë në mbajtje deri në një vendim të Gjykatës.