Arrestohet shoferi i autobusit, dyshohet se shkeli këmbësoren në Mati 1

Është arrestuar shoferi i autobusit me të cilin dyshohet se është goditur një këmbësore, e cila ka mbetur e vdekur, të shtunën, në lagjen Mati 1 në Prishtinë.Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se ekipet mjekësore, Prokuroria dhe Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e vdekjes së këmbësores.

“Po ashtu në vendngjarje ka dalë edhe prokurorja kujdestare e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa një i dyshuar K/Shqiptar (shofer i autobusit) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Muharrem Fejza”, është raportuar për një person pa shenja jete.

Viktima, ndërsa ka qenë duke udhëtuar me një autobus të trafikut urban, mësohet se pas daljes nga autobusi, ajo është rrëzuar duke mbetur pa shenja jete./Mesazhi/