Arrestohet Zafir Berisha me dyshimin se sulmoi policët

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, njëherësh ish-koordionator nacional për Siguri Kibernetike, është arrestuar të mërkurën në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se Berisha është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar disa zyrtarë policorë, e të cilët e kishin dënuar paraprakisht për kundërvajtje.

“Është dërguar në stacion për intervistim, pasi dyshohet se ka penguar dhe ka sulmuar zyrtarët policorë, derisa ishin duke e gjobitur për kundërvajtje. Zyrtarët policorë nuk dihet nëse janë lënduar dhe kanë marrë trajtim. I dyshuari po intervistohet dhe është ngarkuar për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’”, ka thënë Gashi.

Berisha ishte edhe deputet në dy mandate.