Arrihet marrëveshja për mbrojtjen e ujërave ndërkombëtare

Kanë kaluar gati dy dekada në përgatitje, por të shtunën mbrëma në Nju Jork, pas disa ditësh bisedimesh, vendet anëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord për një traktat për të mbrojtur detin e hapur, raportoi të dielën “The Guardian”.

Traktati historik, i cili do të mbulojë pothuajse dy të tretat e oqeanit që shtrihet jashtë kufijve kombëtarë, do të sigurojë një kuadër ligjor për krijimin e zonave të gjera të mbrojtura detare (MPA) për të mbrojtur kundër humbjes së kafshëve të egra dhe për të ndarë burimet gjenetike të zonës së lartë detare.

Ky traktat do të krijojë një konferencë të palëve që do të takohen periodikisht dhe do t’u mundësojë shteteve anëtare të mbajnë përgjegjësi për çështje të tilla si qeverisja dhe biodiversiteti.

Koalicioni i Ambicieve të Larta, i cili përfshinë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Kinën, ishin akterët kryesorë në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Është hera e tretë në më pak se një vit që shtetet anëtare janë grumbulluar në selinë e OKB-së në Nju Jork për të arritur një marrëveshje “përfundimtare”.

Negociatat, të cilat zgjatën mbi dy javë nga 20 shkurti, ishin raundi i pestë i bisedimeve pasi negociatat e mëparshme përfunduan gushtin e kaluar pa marrëveshje. /koha