Arrin në 240 numri i të vdekurve nga stuhia “Tembin” në Filipine

ATSH-AFP/ – Stuhia tropikale “Tembin” që ka përfshirë pjesën jugore të Filipineve duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke, ka shkaktuar të paktën 240 të vdekur, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot.

“Tembin” ka goditur ishullin më të madh jugor të Mindanaos, kryesisht i shmangur nga 20 stuhitë tropikale që godasin çdo vit arkipelagun.

Policia njoftoi dje për 208 të vdekur.

Por, zyrtarët e mbrojtjes civile njoftuan sot se bilanci ishte rritur me 78 të vdekur në gadishullin Zamboanga (perëndim) dhe 27 persona të vdekur në provincën qendrore të Lanao del Sud.

Policia theksoi se bilanci mbetej i pandryshuar sot me 135 të vdekur në veri të Mindanaos.

Por, forcat e shpëtimit vazhdojnë kërkimin e 107 personave të zhdukur në Mindanao, një ishull me 20 milionë banorë.

Stuhitë tropikale janë të rralla, por jo të pazakonta në Mindanao. Tajfuni “Bopha” shkaktoi 1 900 të vdekur në dhjetor 2012. Tajfuni “Wahi” shkaktoi vdekjen e 1 080 personave në vitin 2011.