Arrin në Kosovë kontigjenti i parë i vaksinave anti-COVID19

Në Kosovë kanë arritur 24 dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Aktualisht në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga aeroplani bartës i kontigjentit të parë të vaksinave kanë zbritur dy pako të mëdha që përmbajnë 24 doza, shkruan lajmi.net.Pranimi i vaksinave nga COVAX do të përcillet me ceremoni të organizuar.

Këto 24 mijë doza të vaksinës janë të prodhuesit AstraZeneca për të cilin është diskutuar gjatë këto ditë lidhur me efektet anësore por që është vendosur të prodhohet dhe të përdoret edhe më tutje pas ekspertizave të bëra.

Aty pritet të mbajnë fjalë rasti kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe përfaqësues të vendeve të QUINT-it si dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Këto vaksina janë donacion për Kosovën dhe të parat që vijnë pasi Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka siguruar asnjë vaksinë.