Kandidati tashmë i zgjedhur për këshilltarë Fitim Haziri në Komunën e Podujevës gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar se nëse do zgjidhej si asamblist nga radhët e LVV, pagën e tij do ta ndante për studentat e dalluar.
Me publikimin e rezultateve ai u zgjodh si Këshilltarë komunal me mbi 400 vota, dhe kështu ai ka mbajtur premtimin e dhënë.
Falenderoj të gjithë votuesit që ma dhanë mundësinë të mbajë premtimin!, ka shkruar në rrjetin social facebook ku ka ftuar të interesuarit të aplikojnë për bursë, njofton Llapi.info








