Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar për rinovimin e mandatit të Volker Turk si Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut edhe për katër vite të tjera, duke kapërcyer kundërshtimet nga SHBA-ja dhe Rusia, transmeton Anadolu.
Asambleja miratoi riemërimin e Turk për një mandat të dytë, i cili do të zgjasë nga 12 tetor 2026 deri më 11 tetor 2030, duke zgjatur udhëheqjen e tij në Zyrën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Turk mori 144 vota pro, ndërsa 10 vende votuan kundër dhe 13 abstenuan.






