Në Ashuranë e vitit 680 e.s, nipi i Pejgamberit a.s, njëri nga dy zotërinjtë e të rinjve të xhenetit, Husejni r.a ra shehid për t’mos vdekur kurrë! Një dritë që nuk pranoi errësirën, që na mësoi se Kerbelaja nuk është thjeshtë vetëm një tragjedi, por është një fanar ndriçues i zemrave dhe mendjeve që nuk e pranojnë terrin për të mirëqenë, në asnjë gjendje dhe situatë. Husejni r.a na mësoi se çfarë do të thotë të jesh i lirë dhe të mos pranosh robërimin ndaj askujt, pos ndaj Atij që i jemi të gjithë robër.
Edhe Gaza sot po e vazhdon traditën e Kerbelasë dhe të Shehidit të saj, pa shiquar se kush i ka aeroplanët bombardues, tankset Merkava dhe ushtrinë e Faraonit, por duke i dëshmuar botës së përgjumur se ajo e njeh vetëm Drejtësinë dhe të Vërtetën, edhe kur të gjithë tradhtojnë, ajo e mban këtë Flamur, për t’mos thënë gjeneratat e ardhshme se u fik Drita e Drejtësisë dhe nuk arriti gjer tek ne. Kerbelaja Husejniane nuk ndalet!
Hoxhë Husamedin Abazi








