Asnjëherë mos e nënvlerëso kreativitetin e një gruaje në hakmarrje

Një grua pasi i kishte përzgjedh disa gjëra në një dyqan u ndal para kasës dhe hapi çantën e saj për të nxjerrë kartelën bankare.
Djaloshi që qëndronte në kasë pa që gruaja kishte telekomandën me vete dhe nga kureshtja e pyeti duke buzëqesh:
“Zonjë çdoherë e mbani në çantën tuaj telekomandën?”
Iu Përgjigj me qetësi: “Asesi, por burri im refuzoi të dal me mua të bëj shoping për shkak të një loje futbolli dhe ia mora telekomandën”
👉🏻 Urtësia: Shoqëroje çdoherë gruan tënde dhe ofroja mbeshtjetjen tënde në çdo gjë që ka nevojë.
tregimi ende vazhdon…
Buzëqeshi shitësi dhe filloi të gjitha gjërat që ajo i kishte zgjedhur për t’i blerë t’i kthej mbrapa!
E tronditur nga ajo që shihte, e pyeti se çfarë po bënte?
Na falni zonjë – tha shitësi, por burri juaj ua paska çaktivizuar kartelën bankare.
👉🏻Urtësia: Mos i nënvlerëso preferencat e burrit tuaj dhe ofroja respektin që meriton.
tregimi ende vazhdon…
E hapi gruaja çantën e saj dhe e nxori kartelën bankare të burrit të saj dhe për fat të mirë burri nuk e kishte çaktivizuar kartelën e tij private.
👉🏻Urtësia: Mos e nënvlerëso zgjuarësin dhe aftësitë e gruas tënde
ende vazhdon..
Kur shitësi e futi kartelën për ta finalizuar pagesën, i doli një mesazh: Ju lutem jepni kodin që ua dërguam në celularin tuaj…
👉🏻Urtësia: Çdoherë kur burri është gati të humb del diçka që e shpëton nga humbja
Gruaja buzëqeshi dhe e nxori nga çanta një celularë që dukej se ishte i burrit të saj, e hapi dhe e lexoi kodin, ajo e kishte marrë jo vetëm telekomandën por edhe telefonin e burrit që mos ta bezdis ai përgjatë shopingut. I mori gjërat e blera dhe u kthye në shtëpi dhe nga gëzimi i fitores gati sa nuk fluturonte.
👉🏻Urtësia: Mos e nënvlerëso një grua të dëshpëruar
vazhdon tregimi…
Kur arriti në shtëpi, e vërejti se vetura e burrin nuk ishte aty dhe e pa një letër të vogël në portën e shtëpisë ku shkruante: E dashur nuk arrita ta gjej telekomandën, unë po shkoj te shokët e mi ta shikoj ndeshjen finale të futbollit, çelsat e shtëpisë i kam me vete dhe do të vonohem, nëse të duhet diçka më telefono ☺️.
👉🏻Urtësia: mos u mundo asnjëherë të ngadhnjeshë ndaj burrit tënd, se do të humbësh sa herë që mundohesh për një gjë të tillë.
ende nuk ka mbaruar…
Ajo u kthy sërish në shoping gjersa e zbrazi kartelën e tij, pastaj telefonoi me një servis çelësash dhe kërkoi urgjent të ndërrohej cilindri i derës së shtëpisë, kështu që e detyroj burrin e saj të flej te shoqëria e tij.

👉🏻 Urtësia: Asnjëherë mos e nënvlerëso kreativitetin e një gruaje në hakmarrje.

Përkthim: Dr. Rijad Imeri