Sikur t’i mbetej ndokujt dynjaja, do t’i mbetej Sylejmanit.
Sikur të blihej vdekja, do ta blinte Nemrudi.
A nuk gjeti ilaç për të gjitha, Llukman Hekimi?
A nuk vdiq edhe ai pa i gjetur vdekjes mjekimin?
Për këtë, ne nuk kemi pasur asnjëherë frikë,
Shpresat tona gjithmonë te Zoti i kem ngritë.
Thamë: lartësohu sa të duash o dhimbja jonë –
Gjithsesi edhe lartësimi yt a nuk do të kalon?
Thamë: o tiran sa do qe tiranizohesh!
Gjithsesi a nuk do të rrëzohesh?
Ashtu ndodhi – dhe ashtu do të ndodhë.
diku mes të mirës dhe të keqes është kjo botë,
Por kur të vijë dita –
do të jetë në anën e të mirëve gjithmonë.
İlhan Dilek








