Aston Martin me seri të veçantë prej 3 veturash shënon një përvjetor të madh

Aston Martin ka njoftuar se do të nxjerrë një seri të kufizuar prej vetëm tri njësive të modelit Vantage Roadster, për të shënuar 100-vjetorin e A3, vetura më e vjetër sportive e mbijetuar.

Aston Martin Vantage A3 në detaje është inspiruar nga modeli i vitit 1921, duke nisur nga ngjyra e zezë, përfshirë edhe rrotët dh e korniza e aluminit.

Po ashtu, edhe ulëset janë me lëkurë të zezë me detaje ngjyrë bronzi.

Vetura është kabriolet dhe vënia e tavanit ose heqja e tij nuk zgjatë më shumë se shtatë sekonda. Ky proces është i mundshëm edhe kur vetura është në lëvzije me shpejtësi deri në 50 km në orë.

Vantage Roadster ka motor të Mercedes-AMG 4.0 litërsh, twin-turbo V8 me 510 kuaj fuqi. Shpejtësinë deri në 100 km\h e arrin për 3.5 sekonda. Shpejtësia maksimale është kufizuar në 306 km\h.

Se kush do të ketë fatin e mundësinë të blejë një nga këto tri vetura të kësaj serie, do të shihet. \autoblog/koha