Atentat ndaj kryetarit të Haraçinës – Plagoset një nga pjesëtarët e sigurimit

Së paku një person dyshohet se është plagosur të hënën pas një gjuajtje me armë zjarri në Haraçinë, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Shkupit.

Sipas mediave Maqedoninë e Veriut, persona të paidentifikuar deri më tani kanë gjuajtur me kallashnikovë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Një pjesëtar i sigurimit të tij është lënduar, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërsa është shkaktuar panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës, shkruan portali Koha.mk.

Mediat maqedonase raportojnë për praninë e policëve të shumtë në vendngjarje, ndërsa janë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës.

Ridvan Ibraimi është zyrtar i Bashkimit Demokratike për Integrim (BDI).