Elektrifikimi në tregun evropian nuk është duke shkuar sipas pritjeve, e këtë më së miri e dëshmon rasti më i fundit që vjen nga Audi.
Kompania gjermane ka vendosur ta shtyjë lansimin e modelit të ri të paralajmëruar në vitin 2021 me konceptin Grandshpere.
Kështu A8 do të vazhdojë të jetë në ofertë. Ndryshe pasuesi elektrik i “tetëshes” ishte paralajmëruar për vitin 2024, por lansimi i tij duket të jetë shtyrë për 2027.
Gjenerata e katërt e Audi A8 u prezantua në vitin 2017, kështu që me gjasë do të prezantohet edhe një model i rifreskuar.
Zëdhënësi i Audi tha për Auto Motor und Sport se nuk planifikojnë të ndalin prodhimin e A8 duke theksuar kështu shitjen rekord në Kinë.