Australi, 10 të vdekur në një aksident autobusi – VIDEO

Të paktën 10 persona humbën jetën në një aksident fatal me autobus në Australi mbrëmjen e së dielës, njoftoi policia, transmeton Anadolu.

Sipas Forcave të Policisë së Uellsit të Ri Jugor, ngjarja ka ndodhur në rajonin Hunter.

Nga hetimet paraprake, rezulton se 10 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur, pasi autobusi i pasagjerëve doli nga rruga, ndërsa 11 persona u transportuan në spital, sipas policisë.

Më tej bëhet e ditur se shërbimet e urgjencës arritën në vendin e aksidentit kur pranuan një thirrje urgjente rreth mesnatës në rrethrrotullimin në Wine Country Drive, pranë autostradës Hunter.