Australianët duan të vendosin shenja me shkëlqim në rrugë për vozitje më të sigurt

Vozitja gjatë natës mund të jetë sfiduese, veçanërisht kur kushtet e motit janë më pak se optimale.

Në mjegull të dendur, do të ishte shpëtim nëse do të mundemi t’i shohim shenjat e rrugës. Kjo është arsyeja pse rrugët e pashënuara janë në thelb më të rrezikshme, edhe në kushte ideale.

Australianët kanë gjetur një zgjidhje për t’i bërë shenjat rrugore më të dukshme gjatë natës. Ata duan t’i lyejnë me bojë ‘fotolumineshente’, të ngjashme me atë që përdoret për akrepat e orëve.

Boja do të aplikohet në rrugë të zgjedhura në shtetin e Victoria-s (Australi) si pjesë e një programi të sigurisë rrugore nga Regional Roads Victoria.

Shenjat rrugore me shkëlqim në errësirë janë një nga tre trajtimet e parashikuara për t’u përdorur si pjesë e Paketës Inovative të shtetit, e cila i kushton taksapaguesve 2.6 milionë euro.